E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIDA, Obama mbeshtet Bushin

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama, pershendeti veprimtarine e presidentit George W. Bush kunder SIDA-s ne Afrike.

Ne nje mesazh video te regjistruar me rastin e Dites Boterore kunder SIDA-s ai tha se edhe administrata e tij do te vijonte perpjekjet e Bushit.

"Pershendes presidentin Bush per aftesine e shprehur ne zbatimin e nje plani per trajtimin e SIDA-s ne Afrike i mbeshtetur nga fonde per shpetimin e jetes se njerezve dhe per te penguar perhapjen e semundjes", tha Obama.

“Administrata ime do ta vazhdoje kete perpjekje themelore per kurimin e semundjes ne bote", shtoi ai.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›