E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI/ FOTO dhe VIDEO/ Ja armët shqiptare në duart e rebelëve në Kongo

Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, refuzon që të bëjë transparencë për veprimet e kësaj ministrie, rrjeti Euronews sjell prova se si në duart e rebelëve në Kongo, Afrikë, janë armët shqiptare. Nga pamjet që ofron ky rrjet mund të shihet qartë se predhat e rebelëve janë në arka me shkrime shqip.

Bëhet fjalë për grupin e rebelëve kongolezë, të quajtur M23, që kanë pushtuar një qytet të rëndësishëm, të quajtur Goma dhe synojnë të marshojnë edhe në kryeqytet, pavarësisht thirrjeve të liderëve afrikanë apo të komunitetit ndërkombëtar për tu dorëzuar.

M23 është një grup ish- ushtarësh, të zemëruar me qeverinë, të cilën e akuzojnë se nuk ka mbajtur premtimet, me të cilat erdhi në pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›