E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI/ Policia, dhunë ndaj adoleshentit pse hoqi një flamur për ta vënë në ballkonin e tij (VIDEO)

Punonjës të Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhunë barbare ndaj një adoleshenti në Tiranë, që ka hequr një flamur për ta vendosur në ballkonin e shtëpisë së vet. Pamjet e një video amatore në YouTube tregojnë një punonjës policie, që godet në mënyrë kafshërore një djalë që nuk ka më shumë se 14-15 vjet. Këtë gjë e bën në mes të publikut, duke e poshtëruar dhe dhunuar djaloshin vetëm për një flamur. Kjo puna e flamujve në fakt është bërë një çështje më shumë se sa duhet mediatike, duke kaluar deri në patetizëm, çka sjellë edhe ngjarje të shëmtuara si kjo e fundit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›