E Shtunë, 31 Tetor 2026

SMS kercenuese Nano mohon

Konflikti i kahershëm politik mes ish-botuesit të gazetës 'Koha Jonë', Nikoll Lesi, tani zëvendësministër i Kultures dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, është rindezur përsëri.

Lesi ka dorezuar ne prokurori nje padi ndaj zotit Nano, ku pretendon se ish-kryeministri e ka kercenuar me jete duke i derguar mesazhe telefonike. Lesi shkruan ne nje leter se "mesazhet e Nanos kane qene fyese kercenuese aq sa nganjehere hezitoj te mendoj nese mundet dhe vagabondi më i poshtër në Shqipëri nuk do të guxonte t'i thoshte me fjalë, e jo t'i shkruajë ato".

Lesi i konsideron te tilla kercenime si te rrezikshme ndaj tij Nese drejtesia nuk reagon apo Ministria e Brendshme nuk merr masat e duhura ndaj ketij kercenimi atëherë do të jem i detyruar të mbrohem vetë, por kjo nuk do të jetë shenjë e mirë për qytetarët, të cilët respektojnë shtetin ligjor

Nikoll Lesi
dhe familjes. Ai i kujton kryemistrit Sali Berisha pohimin e dale nga goja e kryeministrit, se Fatos Nano eshte kupola e krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Shqiperi.

“Nese drejtesia nuk reagon apo Ministria e Brendshme nuk merr masat e duhura ndaj ketij kercenimi atëherë do të jem i detyruar të mbrohem vetë por kjo nuk do të jetë shenjë e mirë për qytetarët, të cilët respektojnë shtetin ligjor” thekson Lesi. Sipas Lesit vete Fatos Nano i ka derguar nje mesazh telefonik, ku i thote se “te kerkoj falje pasi dikush ka perdorur telefonin tim per te fyer e kercenuar ty”.

Top Channel e pyeti Fatos Nanon per kete ceshtje dhe përgjigja e tij qe: "Kam kater vjet qe nuk komunikoj me Nikoll Lesin".

Ndersa vete Lesi ne nje bisede telefonike me Top Channel tha se “kete ceshtje per momentin e kam lene ne dore te drejtesise, por nese PD e voton Nanon per president une largohem nga kolicioni qeveritar”. Perplasja mes Nanos dhe Lesit arriti kulmin ne vitin 2004, kur ish-kryeministri paditi deputetin demokristian per disa shkrime ne gazeten "Koha Jone".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›