E Hënë, 2 Nëntor 2026

SOFT NEWS – 1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

MEKSIKO SITI, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Rreth 1,5 milionë meksikanë ndoqën karrocat shumëngjyrëshe dhe njerëz me kostume që marshuan nëpër Meksiko Siti gjatë një parade madhështore për Ditën e të Vdekurve, sipas administratës së qytetit.

Në edicionin e nëntë të paradës, skelete kartoni, rreth 8 000 interpretues të veshur me kostume dhe karroca të dekoruara me karnavale kaluan nëpër rrugët e kryeqytetit meksikan.

Dita e të Vdekurve, e cila është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, kombinon elementët parahispanikë dhe të krishterë.

Më 1 nëntor, besohet se shpirtrat e fëmijëve të vdekur kthehen në tokë për të vizituar sot, më 2 nëntor, familjet e tyre dhe shpirtrat e të rriturve.

Familjet vizitojnë varrezat, ku hanë, pinë dhe këndojnë në varret e të dashurve të tyre, duke vendosur edhe qirinj dhe ushqim si në varre ashtu edhe në altarë në shtëpitë e tyre.

Megjithatë, parada në Meksiko Siti është një traditë moderne që filloi në vitin 2016 dhe u frymëzua nga një skenë nga filmi i James Bond “Spectre”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›