SOFT NEWS – Një ditëlindje ndryshe për një… 102-vjeçare!

LONDER, 26 gusht /ATSH/ – Manette Baillie, një 102-vjeçare britanike festoi ditëlindjen e saj me një hedhje me parashutë nga 2133 metra lartësi, duke u bërë kështu parashutistja më e vjetër në Britaninë e Madhe, shkruan il messaggero.it.
E moshuara, e martuar me një parashutist, kishte shërbyer në Shërbimin e Marinës Mbretërore të Grave (WRENS) në rininë e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për të kjo nuk ishte eksperienca e parë ekstreme: ajo kishte festuar ditëlindjen e saj të 100-të duke ngarë një makinë garash me 200 km/h.
Sekreti i shëndetit dhe jetëgjatësisë? Qëndroni aktivë, interesohuni për gjithçka. Dhe mos harroni të festoni”, këshillon ajo. /os/