E Enjte, 5 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Starmer nuk e do portretin e Thatcher në zyrën e tij

LONDER, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer tha se vendimi i tij për të hequr një portret të paraardhëses së tij Margaret Thatcher nga një studio në rezidencën e saj në Downing Street “nuk kishte aspak lidhje me Thatcherin”.

Thashethemet se Starmer e kishte hequr pikturën nga studioja e tij private në numrin 10 habitën britanikët.

Por kryeministri tha se arsyeja e lëvizjes ishte sepse nuk i pëlqente ideja që të kishte foto duke e parë atë ndërsa punonte.

Ai i tha programit të BBC-së “Sunday With Laura Kuenssberg”: “Në fakt nuk ka të bëjë fare me Margaret Thatcher. Nuk më pëlqejnë fotot dhe fotot e njerëzve që më shikojnë”.

“Kjo është studioja ime, është vendi im privat ku shkoj në punë. Nuk doja një foto të askujt”, shton ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›