E Enjte, 5 Nëntor 2026

SONDAZHI / Rama në Athinë, mbi 70% e të anketuarve: Takimi me shqiptarët ishte i nevojshëm!

“Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?” Ishte kjo pyetja e sondazhit të Shqiptarja.com drejtuar lexuesve.

Për gati 3 ditë, 70.8% e qytetarëve që kanë votuar e vlerësuan të nevojshëm takimin e Ramës me emigrantët, ndërsa 23.5% të panevojshëm.

Vetëm 5.9% e qytetarëve e kanë votuar nuk e di.

Kryeministri Rama ishte në Athinë më 12 maj, në një takim shqiptarët që jetojnë e punojnë atje, takim që shënoi edhe nisjen e turit me diasporën.

Një fjalim më shumë se një orë, Rama i bëri një skaner marrëdhënieve shqiptaro-greke duke kërkuar hapjen e një kapitulli të ri për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes tyre dhe heqja e ligjit të luftës dhe marrëdhënie reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›