E Diel, 1 Nëntor 2026

SONILA MEÇO/“Shteti që duam”Organizata që morëm

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare supozohet të jetë vendi ku shteti diskuton nga kush duhet të ruhet, me dyer të mbyllura.

Ligji për Drejtimin e Forcave të Armatosura, neni 10 përcakton:

  1. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e
    Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.
  2. Këshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe thirret prej tij sa
    herë që e gjykon të nevojshme e sipas një rendi dite të përcaktuar.
  3. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë:
    a) Kryetari i Kuvendit;
    b) Kryeministri;
    c) Ministri i Mbrojtjes;
    ç) Ministri Punëve të Jashtme; d) Ministri i Drejtësisë;
    dh) ministri përgjegjës për punët e brendshme;
    e) ministri përgjegjës për financat;
    ë) ministri përgjegjës për transportin;
    f) ministri përgjegjës për energjinë;
    g) kryetari i komisionit të përhershëm parlamentar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes;
    gj) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
    h) Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.
    i) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton dhe jep mendime për çështje të sigurisë, të mbrojtjes, të armë- kontrollit dhe për çdo çështje tjetër në fushën e sigurisë kombëtare.
Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

Vlora Hyseni si shefja e SHISH-it dhe ilir Proda, si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ishin dy anëtarë të përhershëm të këtij Këshilli. Dy njerëz që, për shkak të funksionit, uleshin në tryezën e mbyllur ku Republika diskuton sigurinë, mbrojtjen dhe çështjet më sensitive të shtetit.

Po aty është ulur dikur edhe Belinda Balluku, si ish Ministre Energjetike, po aty ulet sot Ermal Nufi si Ministër i Mbrojtjes. E po aty janë ulur shumë emra të tjerë të dënuar, nën hetime, të përmendur në përgjime, të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar, por të gjithë të “bekuar” ne poste zyrtare nga ati 13 vjeçar i shtetit. Të gjithë madje të përzgjedhur me dorë, nën lavde e ditirambe nga kryeministri Rama.

Sot njëra është pezulluar dhe në arrest shtëpie. Banesa e tjetrit është kontrolluar nga BKH në kuadër të hetimit që raportohet se lidhet me dosjen AKSHI.
AKSHI zotëronte e menaxhonte sistemet dhe të dhënat.
Policia kishte informacionin operacional dhe forcën.
SHISH kishte inteligjencën.

Sponsorizuar

Dhe i gjithë informacioni strategjik i shtetit takohej në tryezën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të një vendi anëtar të NATO-s.

Duhej edhe ky lajm i fundit, që brenda Këshillit të plotësohej logjika e një organizate brenda institucionit që duhej të na mbronte nga rreziqet. Siguria e Republikës ka rënë, e NATO-s është cënuar.
E imagjininoni çfarë informacioni është parë dhe marrë nga kjo organizatë?
Çfarë është transmetuar?
Kush e ka përdorur?
Sa larg ka udhëtuar ky informacion?

Kasaforta e shtetit është shqyer nga ata që do duhej ta ruanin. Pjesa më e madhe e tyre kanë patur e kanë hesape me drejtësinë për çështje të rënda, qysh nga kanabizimi i vendit, korrupsioni, pastrimi i parave e deri tek narkotrafiku.

Gjeografia e shtetit të kapur nga krimi i organizuar nuk mësohet më me hartë memece. Kjo organigramë shteti pervers e kriminal ka një kokë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›