SPAK: 4.6 vite burg për Safet Gjicin, për Alma Kaçin Prokuroria kërkon dënimin me 1.6 vjet heqje lirie

Prokuroria e Posaçme kërkon që ish- kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici të dënohet me 4 vjet e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar ulen në 3 vjet heqje lirie.
Për të bashkëpandehurën, Alma Kaçi SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj, ndërsa në zbatim të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht mund të vuajë 1 vit burg.
Safet Gjici dhe Alma Kaçi akuzohen se kanë kryer korrupsion, i pari pasiv dhe e dyta aktiv.
SPAK në dosjen që ka depozituar në Gjykatën e Posaçme më 26 nëntor të vitit të kaluar, thotë se nga analizimi i provave ka rezultuar se Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar ose dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës.
Ky i fundit, pas favoreve seksuale, i ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të sterilizimit së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.
Skandali i videos seksuale në zyrën e punës që shumë shpejt rrodhi në rrjetet sociale, vetëm një muaj e dy ditë pasi Gjici fitoi bashkinë Kukës, u bë shkak që ai të jepte dorëheqjen e më pas të vihej në pranga nga Prokuroria Antikorrupsion./vizionplus.tv