E Enjte, 5 Nëntor 2026

SPAK ankimon vendimin e Gjykatës së Posaçme/ Kërkon rikthimin e Alqi Bllakos në qeli

Ashtu siç kishte paralajmëruar, prokuroria e posaçme ankimoi lirimin e Alqi Bllakos nga burgu.

Të enjten e javës së kaluar me një vendim të papritur, gjykata e posaçme ndryshoi masën e sigurisë per ish deputetin socialist, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion me inceneratorin e Fierit.

Alqi Bllako u la ne arrest shtepie nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pranoi kerkesen e ish  deputetit per zbutjen e mases se sigurise.

Bllako u arrestua më 1 prill të këtij viti pas akuzave për shkelje ligjire ne procedurat e ndertimit te inceneratorit të Fierit, kur ai mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›