E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK çon në gjyq Asllan Dogjanin, deputeti i PD akuzohet për “mosdeklarim të pasurisë”

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim  deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani i cili akuzohet për “mosdeklarim pasurie”.

Në 4 nëntor për gati 2 orë Dogjani dha shpjegime në SPAK  për shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në vitin 2006.

Sipas Dogjanit kallëzimi është bërë nga nje ndërtues të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon.

Tashmë pritet të zhvilllohet seance paraprake me gjyqtaren Rudina Palloj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›