SPAK çon në qeli Kreshnik Farrukun, kreu i grupit kriminal ishte në masën e arrestit shtëpiak

Arrestohet Kreshnik Farruku me urdhër të SPAK. I vënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në 7 janar pasi u vetëdorëzua nw Policinw e Durrwsit, Prokuroria e Posaçme tashmw kërkon që kreu i “Klanit Farruku” të izolohet në qeli. Masa e arrestit në burg, iu caktua nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
51 vjeçari, që njihet edhe si Kreshnik Budlla, u riarrestua nga reparti RENEA në Manzë të Durrësit për llogari të shtetit italian.
Prokuroria e Firenze-s me 29 gusht të vitit të kaluar nxorri urdhër ndalimi për Kreshnik Farrukun dhe vëllain e tij, Erneo si të dyshuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pastrim Parash”.
Kreshnik Budlla është një emër i njohur edhe për autoritetet spanjolle, shtet në të cilin ai së bashku me vëllain e tij përfunduan të prangosur pas një megaoperacioni kundër trafikut të kokainës ku u sekuestrua 2 ton droge . Dyshohej se kokaina ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do futej në Spanjë.
Mirëpo, emri i Farrukut ka dalë edhe në komunikimet e transkriptuara në “SkyECC”, ku përfundoi në qeli ish- deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Ky i fundit e sinjalizonte pasi kishte informacion që ishte vënë nën vëzhgimin e SHISH.
Muajin e kaluar Gjykata e Posaçme i konfiskoi 27 pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, përfshirë toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete.
/vizionplus.tv