SPAK dhe agjentët e BKH bastisin një shtëpi në Berat, në pronësi të të dënuarit me 18 vite burg
Shtëpia e Gramoz Totos, një person i dënuar me 18 vite burg për prostitucion, është bastisur këtë të mërkurë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme.
Jo zyrtarisht, bëhet me dije se autoritetet kishin informacione se në shtëpinë e Totos kishte armë zjarri dhe gjykata ka lejuar kontrollin e saj.
Gramoz Toto ka qenë i pranishëm gjatë kontrollit dhe ka dhënë deklarime për tre armë "dekorative' që janë gjetur në shtëpinë e tij, thotë gazetarja Klodiana Lala për News 24. Nuk dihet nëse ato janë sekuestruar pas verifikimeve.
Vite më parë, ky shtetas është akuzuar nga një zyrtar i LSI se e ka dhunuar dhe i ka vënë pistoletën në kokë. Në atë kohë vendi ishte në prag të zgjehdjeve parlamentare dhe siç ka deklaruar kreu i LSI Krenar Shehu, Gramoz Toto dhe persona të tjerë i kanë vënë armën në kokë që të tërhiqej.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
