E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, që deri më tani është hetuar për akuzën e shpërdorimit  të detyrës.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e çila pasi të caktojë  datën e seancës, do të marrë  në shqyrtim kerkesën e SPAK për pushimin ose jo të  hetimeve.

Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023 në lidhje me ndërtimin e një  rruge në Lezhë-Shëngjin që sipas PD, u ndërtua në kohë fushate në kundërshtim me ligjin.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›