E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK kërkon pushimin e procedimit, shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën

Në Gjykata e Posaçme u shty seanca ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Seanca, e drejtuar nga gjyqtarja Marinela Osmani, u shty për më 4 maj pas kërkesës së një prej kallëzuesve, Adriana Kalaja.

Gjoka ishte kallëzuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me pretendimin se kishte fshehur një dënim nga një gjykatë në Janinë.

Por sipas SPAK, procesi ishte zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk kishte dijeni, ndërsa edhe nëse vendimi merret si i mirëqenë, ndjekja penale konsiderohet e parashkruar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›