SPAK kontrolle për aferën KAYO, kontroll në ambientet e biznesmenit Rony Yeffet

SPAK ka zhvilluar disa kontrolle në kuadër të hetimeve për aferën KAYO, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe me miratim të gjykatës, në kuadër të procedimit penal nr. 62/2026.
Sipas informacioneve paraprake, kontrollet lidhen me hetimet e nisura pas denoncimeve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe publikimit të audiopërgjimeve që kanë ngritur pikëpyetje mbi aktivitetin e kompanisë KAYO.
Kontrolli në ambientet e biznesmenit shqiptaro-amerikan Ron Yeffet ka përfunduar pak më parë. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh.
Veprimet hetimore synojnë mbledhjen e provave dhe verifikimin e rrethanave që lidhen me çështjen. Deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna zyrtare të bëra publike mbi rezultatet e plota të kontrolleve.