SPAK përfundon hetimet për dosjen “Bankers” dhe ngre akuza për shpërdorim detyre, vjedhje e pastrim parash

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen e kompanisë “Bankers Petroleum”, duke komunikuar akuzat ndaj ish-administratorit Leonidha Çobo, Ritvan Zotos, Elvira Plakut, si dhe tre ish-punonjësve të Ministrisë së Financave.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, vjedhje për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash.
Hetimet kanë zbuluar se personat e përfshirë blinin toka dhe më pas i jepnin me qira kompanisë “Bankers” me çmime të larta, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.
Çështja ishte më parë pushuar nga Prokuroria e Fierit, por më pas u rihap nga SPAK, i cili ka vijuar hetimet për aferën.
/rtsh.al/