“SPAK po godet sfera të larta të hierarkisë”, Mërtiri: SPAK sulmohet nga njerëz që nuk kanë kaluar vetingun

Analisti Ergys Mërtiri ka vlerësuar punën e SPAK, duke thënë se institucioni po vepron në nivele të larta të hierarkisë dhe se kjo, sipas tij, është për t’u përgëzuar.
Mërtiri u shpreh gjithashtu kundër sulmeve publike ndaj SPAK-ut, duke theksuar se institucioni është kritikuar edhe nga persona që janë nën hetim dhe nga njerëz që, sipas tij, nuk kanë kaluar vetingun.
“SPAK-u po punon dhe po godet në sfera të larta të hierarkisë dhe kjo është për t’u përgëzuar. SPAK-u është sulmuar në media nga njerëz, një prokurori që sulmohet edhe nga njerëz që janë në hetim dhe dalin e flasin kundër SPAK-ut, njerëz që nuk kanë kaluar vetingun.
Kur një institucion përballet me këto sulme, siç shprehin pakënaqësi që informacionet rrjedhin, edhe ne duhet të dënojmë gjyqin popullor që i bëhet SPAK-ut. Institucionit që po bën mrekullira.”