E Enjte, 5 Nëntor 2026

SPAK po vëzhgon?! Berisha thyen sërish masën e arrestit, fut në shtëpi ish-politikanin europian

Sali Berisha ka thyer sërish masën e Arrestit të shtëpisë, duke ftuar këtë të martë në shtëpinë e tij Elmar Brook, politikan gjerman, ish-kryetar i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pak javë më parë lejoi të futen në ambientet e shtëpisë gazetarët e Rai3.

Berishën sipas ligjit, i ndalohet që të dalë nga banesa, apo të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së ngushtë.

Besojme se SPAK po e ndjek live, pasi arresti shtepiak kete ka, mbikqyr çdo levizje. Policet te dera besojme po pine kafen e mbremjes, pasi do qendrojne pa gjume!/m.j

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›