E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK propozon emrin e kreut të ri të BKH-së, pritet votimi i KLP-së

Joni Keta është emri që SPAK ka dërguar për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si drejtor për Byronë Kombëtare të Hetimit.

SPAK njoftoi zyrtarisht se emri i tij u vendos gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes këtë të mërkurë, me anëtarë Altin Dumanin, Behar Dibrën dhe Arben Kraja, në prani edhe të ndërkombëtarëve.

KLP do të mblidhet më 2 dhjetor për të miratuar më shumicë votash kandidaturën, që do të drejtojë Byronë për 5 vitet e ardhshme.

Joni Keta është aktualisht zëvendësdrejtor i BKH, ndërsa kandidatura e tij u përzgjodh mes 6 emrave të tjerë që ishin Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›