E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK refuzoi “Komisionin Xhafa”, debat mes avokatëve në Quo Vadis

Refuzimi i SPAK-ut për të lejuar Komisionin “Xhafa” të ushtrojë kontroll në institucion ishte një tjetër pikë debati këtë të enjte në studion e Quo Vadis, mes avokatëve Leonard Karaj dhe Gentian Rumano.

Sipas avokatit Karaj, gjyqësori është i pavarur dhe nuk është normale që të ketë kontroll nga një pushtet tjetër, siç është ai legjislativ.

Ndërsa, sipas Rumanos, nuk po kërkohet kontroll dosjesh, por monitorim.

Pjesë nga biseda:

Rumano: Nuk do të bëhet kontroll i dosjeve, por monitorim. Është detyrim i SPAK-ut që t’u bindet institucioneve.

Kola: Shkon në Parlament, bën raportim.

Rumano: E di çfarë është raportimi, mo, e bëj vetëm unë. Unë, që jam drejtues i institucionit, parashtroj çfarë të dua unë. Nuk po shkohet të bëhet kontroll dosjesh.

Karaj: Çfarë monitorohet?

Rumano: Monitorim i punës.

Karaj: Forma se si bëhet roje.

Rumano: E dini ju që s’ka asnjë institucion tjetër që nuk ka kontroll?

Kola: E dinin që në 2016-ën.

Rumano: Unë nuk merrem me statistikat në vendet e tjera, shoh vetëm situatën në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›