E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK refuzoi që Veliaj të marrë pjesë, Këshilli mblidhet për buxhetin 2026! Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja!

Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen për shqyrtimin e buxhetit të planifikuar për vitin 2026, e cila po drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani. Këshilli kërkoi prezencën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në paraburgim, por kjo u refuzua SPAK. 

Mbledhja ka nisur me tone të larta nga ana e anëtarëve demokratë, përkatësisht Dorjan Teliti, i cili kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie, referuar dhe vendimit të menjëhershëm për të shkarkuar Veliajn nga detyra. Me 50 vota pro nga të djathtë e të majtë, Këshilli pranoi propozimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit, i cili kërkoi dhe të ishte prezent në mbledhje, por kjo nuk iu mundësua. 

“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? 

Sot që kryetari i Bashkisë u kthye nga Gjykata kushtetuese në detyrë, duhet të diskutojmë çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti. 

Përveç se të mbante qetësi me qëllim për të vijuar me programin e parashikuar për mbledhjen e sotme, Teliti nuk mori asnjë përgjigje. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›