E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të Malltezit, kërkon kthimin në qeli

Prokuroria e Posaçme do të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë kundër vendimit të gjykatës së Posaçme të Apelit që nxorri nga burgu, Jamarbër Malltezin.

Dje, apeli caktoi masën “arrest shtëpie” per dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.

Ky vendim u mor me argumentin se zbutja e masës së sigurisë nuk mund të sjelle prishjen e provave, e po ashtu Malltezi nuk ka gjasa të largohet jashtë Shqipërisë.

Jamarbër Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›