E Diel, 1 Nëntor 2026

“SPAK të gjejë paratë”, Sulo: Ja antidoti kundër korrupsionit

Analisti Arion Sulo tha se lufta e vërtetë ndaj korrupsionit dhe bandave kriminale është gjetja e financimit dhe parave të tyre. Kjo sipas tij është e vetmja mënyrë që SPAK të luftojë krimin, pasi dënimi vetëm me burg nuk do t’i “shuante” bandat, të cilat “i ruajnë paratë mënjanë”.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Sulo tha se dënimi nuk duhet të fokusohet vetëm tek burgimi, por luftimi i vërtetë i duhet bërë burimeve që financojnë bandat kriminale.

“Ideja e këtij legalizimit të burgut pas korrupsionit, pra burg në këmbim te parave. Kjo më pare ka qene me bandat kriminale dhe vijon te jete me bandat kriminale. Nga dosjet qe kemi lexuar nga SPAK, kriminelet hiqnin leket mënjane. Korrupsioni është shumë i përhapur, rënia e vlerave, që futen për të vjedhur dhe për tu pasuruar menjëherë, dënimet e pamjaftueshme dhe pse këtu jam pak skeptik, duhen eksperte se sa do rritin dënimet. Ti mund ti rritesh sa te duash se po rrite vitet e burgut është problem ajo pastaj. Më kanë thënë që deri ne 2 vjet burg mbahen, mbi 2 vjet pastaj është problem. Kjo ka vetëm një antidot që SPAK të gjejë paratë. Është burgu për paratë, por paratë janë miliona euro”, tha Sulo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›