E Enjte, 5 Nëntor 2026

SPAK, urdhër-arreste për ish-deputetin e PS dhe dy ish-anëtarë të bandës së Durrësit

GJKKO ka firmosur sot 43 urdhër-arreste për personazhe të botës së krimit. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, ku 2 masa janë komunikuar në qeli.

Në kuadër të këtij operacioni të SPAK është shpallur në kërkim ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe dy ish-anëtarët e bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se janë zbardhur disa ngjarje kriminale.

Prej orës 03:00 të mëngjesit të 17 majit, më urdhër të SPAK, Policia, RENEA, FNSH dhe Operacionalja po ushtrojnë kontrolle në disa qytete të vendit Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin.

Për llogari të operacionit të ndërmarrë mëngjesin e sotëm, po ekzekutohen mbi 10 masa sigurimi “arrest në burg” në Tiranë, ndërsa në total janë 43 urdhër-arreste. Mes urdhër arresteve personazhe të njohur të botës së krimit.

Forcat e Policisë së Shtetit, të mbështetura nga RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në banesa të anëtarëve të fisit Abdulaj në Shijak dhe familjes Bami në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, kontrolle ka pasur edhe në qytetin e Vlorës, të cilat kanë nisur që prej orës 04:00 të mëngjesit dhe janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›