E Shtunë, 7 Nëntor 2026

SPAK vijon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle ndaj të afërmit të ish-zv.kryeministres

SPAK ka vijuar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke zhvilluar kontrolle me vendim gjykate ndaj shtetasit Mired Reci.

Sipas informacioneve, pjesë e aksionit kanë qenë kontrollet në disa prona dhe sende personale, si edhe ndaj pesë personave të tjerë.

Burime bëjnë me dije se Mired Reci rezulton të jetë djali i tezes së Belinda Balluku.

Kontrollet janë kryer me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi, ndërsa hetimet vijojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›