E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK zgjat për herë të tretë hetimet ndaj Arben Ahmetaj

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›