E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPORT – Pep Guardiola, trajneri i Manchester City sqaron komentet për gërvishtjet në kokë

LONDËR, 28 nëntor /ATSH/- Pep Guardiola, trajneri i Manchester City ka sqaruar komentet për gërvishtjet në kokën e tij pas barazimit të “Feyenoord”, sipas “Sky Sports”.

Pep Guardiola pranoi shenjat në kokë pasi “Manchester City” barazoi 3-3 kundër “Feyenoord” në Ligën e Kampionëve.

“Dua të lëndoj veten time”, tha Guardiola.

Pep Guardiola tha se nuk kishte ndërmend ta trajtonte si të parëndësishme dëmtimin e vetes pas barazimit 3-3 të “Manchester City” me “Feyenoord” në Ligën e Kampionëve.

“Manchester City” shënoi tre gola ndaj kundërshtarit të tij holandezë të martën në mbrëmje në 15 minutat e fundit të lojës, duke u renditur në vendin e 15-të në Ligën e Kampionëve.

Guardiola, pa asnjë fitore në gjashtë ndeshje në të gjitha garat – pesë prej tyre rezultuan në humbje – pranoi gërvishtjet në fytyrën dhe trupin e tij gjatë një konference për shtyp pas ndeshjes, duke thënë: “Dua të dëmtoj veten”.

“E preva veten me thonjtë gjatë ndeshjes”, shtoi Guardiola.

“Më zunë në befasi me një pyetje në fund të një konference për shtyp mbrëmë për një gërvishtje që më ishte shfaqur në fytyrë dhe kam shpjeguar se një thua i mprehtë e kishte shkaktuar aksidentalisht këtë”, tha Guardiola në X.

“Përgjigja ime në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të hidhte poshtë “çështjen shumë serioze” të dëmtimit të vetes”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›