E Diel, 1 Nëntor 2026

START Obama tjeter apel senatoreve

Presidenti Barack Obama ka përsëritur apelin e tij për senatorët amerikanë që të ratifikojnë një traktat për kontrollin e armëve me Rusinë para se Kongresi me shumicë demokrate të ndahet.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama ka deklaruar se “sigurimi dhe siguria” e Amerikës janë një shtyllë e rëndësishme.

Presidenti amerikan dhe ai rus firmosën Traktatin e ri për Reduktimin e Armëve Bërthamore në prill, por ratifikimi është vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve.

Traktati në fjalë kërkon dy të tretat e shumicës në Senat që të kthehet në ligj. Kjo do të thotë se demokratët kanë nevojë për dy të pavarur dhe një numër të caktuar republikanësh që të votojnë pro.

Disa prej këtyre të fundit janë përpjekur ta vonojnë debatin për ratifikimin deri në janar, kur në Kongresin e ri do të jenë përfshirë më shumë republikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›