STOKHOLM – Acemoglu, Johnson dhe Robinson marrin çmimin Nobel në Ekonomi

STOKHOLM, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimi Nobel në Ekonomi, i cili mbyll sezonin 2024, shpërbleu të hënën turko-amerikanin Daron Acemoglu dhe britaniko-amerikanët Simon Johnson dhe James A. Robinson për kërkimin e tyre mbi të kuptuarit e dallimeve në prosperitet midis kombeve.
”Studiuesit, të cilët të tre që punojnë në SHBA, u dalluan për studimet e tyre se si formohen institucionet dhe ndikojnë në prosperitet”, shpjegoi juria në konkluzionet e saj.
”Kolonizimi, duke prezantuar modele të reja të shoqërisë, ndikoi në prosperitetin në një kuptim ose në një tjetër në vendet e kolonizuara”, thonë ata.
”Shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që kanë shfrytëzuar popullsinë nuk gjenerojnë rritje apo ndryshime pozitive. Hulumtimi i tre fituesve të çmimeve na ndihmon të kuptojmë pse”, shkruan ndërkohë juria.
“Kur evropianët kolonizuan pjesë të mëdha toke, institucionet e shoqërive ndryshuan, ndonjëherë në mënyrë dramatike, por jo kudo në të njëjtën mënyrë. Në disa vende qëllimi ishte shfrytëzimi i popullsisë dhe nxjerrja e burimeve në dobi të kolonizatorëve duke krijuar vetëm përfitime afatshkurtra për ata që janë në pushtet”, shton ajo.
”Për sa kohë që sistemi politik u garanton atyre kontrollin, askush nuk do t’u besojë premtimeve të tyre për reformat e ardhshme ekonomike që me kalimin e kohës kanë prodhuar përgjithësisht shoqëri të begata”, përfundon juria./ a.jor.