E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa iu shit kromi Samir Manes

Opozita vijon të shprehë shqëtësimin e saj për zhvillimet më të fundit që lidhen me minerën e kromit në Bulqizë pas largimit të kompanisë ACR dhe shitjes së licencës së koncesionit tek biznesmeni Samir Mane.

Deputeti Erion Braçe, nëpërmjet një postimi në Facebook deklaron se Bulqiza eshte simboli i kapitalizmit te Sali Berishes, duke e cilësuar atë si zhvatje e pasurise kombetare, shfrytezim i njeriut ne nevoje, pasurim i pakices se favorizuar, varferim i qytetareve te pa mbrojtur, vdekje e punetoreve te shfrytezuar, si shkaterrim i nje aseti publik me rendesi te madhe per ekonomine.

Mënyra si është menaxhuar kjo minierë,- thotë Braçe,- është treguesi i një korrupsioni te shumfishte. Kontrata koncesionare ne 12 vite nuk eshte zbatuar. Kjo, kur po konsumohet gjysma e afatit te koncesionit,- shpjegon  Brace. Në vijim të komentit për këtë çështje deputeti socialist deklaron se tashmë Bulqizës i ka ardhur radha të përfundojë në duart e një klienti të Berishës, siç e quan ai biznesmenin Samir Mane, të cilit i drejton disa pyetje.

"Sa para e bleve ACR, shoqerine qe thote se zoteron kontraten koncesionare? Si e bleve? Me detyrime apo pa to? Domethenë me detyrimet e saj ndaj Qeverise dhe me detyrimet e Qeverise ndaj saj? Cili eshte cmimi i blerjes? 13 milionë euro? Nese eshte ky, atehere eshte skandal", deklaron Braçe, duke theksuar se i gjithe koncesioni nga njera dore ne tjetren, ka arketuar ne 12 vite qindra milionë euro. "Ka investuar vetem 9 milionë. Merr edhe 13 te tjera nga ju. Ju harxhoni 13 por keni garancine e Qeverise te rimerrni mbi 5 milion euro TVSH e pa rimbursuar", thotë Braçe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›