E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sabotimi i digës, Norvegjia fajëson hakerat rusë

Katër muaj pas sabotimit të digës në Norvegji, kjo e fundit ia ka atribuuar përgjegjësitë hakerave pro-rusë.

Shefja e Shërbimit të Sigurisë së Policisë Beate Gangas gjatë një konference për shtyp u shpreh se hakerat rusë morën përohësisht kontrollin e digës, duke hapur portën e duke lëshuar 500 litra ujë në sekondë për katër orë, para se sulmi të zbulohej dhe të ndalej.

Gangas, tha se sulmet kibernetike po kryhen gjithnjë e më shumë kundër vendeve perëndimore për të nxitur frikë dhe trazira.

“Aktorët shtetërorë zakonisht përdorin grupe të tjera për të hyrë në objekte për të treguar “shikoni çfarë mund të bëjmë nëse duam”, përpara se të mburren për këtë më pas”, deklaroi ajo teksa paralajmëroi se një aktivitet i tillë ka të ngjarë të rritet vetëm në Norvegji dhe vende të tjera evropiane.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska, zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë dhe përfaqësuesit e saj për organizimin e dhjetëra sulmeve dhe incidenteve të tjera, duke filluar nga vandalizmi te zjarrvënia dhe tentativa për vrasje.

Gjatë incidentit të prillit, hakerat fituan akses në një sistem dixhital i cili kontrollon nga distanca një nga valvulat e digës dhe e hapi atë për të rritur rrjedhën e ujit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›