Sadio Mane, drejt Spanjës?

Sipas Spoks dhe Goal, Sadio Mane mund ta lërë Liverpulin për të shkuar të luajë në Spanjë, Lojtari, në fakt, do të preferonte të luante tek Real Madrid ose tek Barcelona. Futbollisti ka kontratën, që përfundon në qershor 2023, ndërsa tratativat për rinovimin, apo zgjatjen e kontratës ende nuk kanë nisur.
Nëse njëri prej këtyre dy klubeve do të bënte një ofertë bindëse, senegalezi nuk do të kishte asnjë problem për të lënë Liverpulin. Mane, që sapo ka fituar trofeun kontinental me Senegalin e tij, do të donte të transferohej në Spanjë sepse kështu do të mund të fitonte kampionatin, apo Ligën e Kampioneve në një vend tjetër duke u bërë kështu lojtari më i fortë i të gjitha kohërave në Afrikë.