E Martë, 3 Nëntor 2026

Saga politike në Kosovë/ Halimi: Kurti, kalkulime të qëllimshme. Nuk i ka votat për formimin e qeverisë

Analisti Jeton Halimi thotë se Albin Kurti po bën kalkulime të qëllimshme, teksa nuk i ka votat për formimin e qeverisë në Kosovë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Halimi u shpreh se PDK nuk bën marrëveshje me LVV.

“LVV e di që Albulena Haxhiu nuk i merr votat e opozitës. Albin Kurti po bën kalkulime sepse e di që nuk i ka votat për qeverinë. Ka njerëz të fyqishëm në PDK, që nuk duan të bëjnë marrëveshje me Kurtin. Unë shpresoj që të dhjetën herë të mblidhet Kuvendi. Kurti të mbledhë mendjen dhe të bëjë marrëveshje. Për të siguruar numra, mandat, për të votuar kryetarin e Parlamentit. I ka dhënë opozita, dy a tre emra se kë të votojnë. Por Kurti bën kalkulime politike”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›