E Martë, 3 Nëntor 2026

Sahid Prizreni dhe Botërori i Mundjes

Kampionati Botëror i Mundjes në Beograd nuk ka qenë brenda pritshmërive për kuqezinjtë. Vetëm një medalje e bronztë për Zelimkan Abakarov dhe normë kualifikimi për në Paris 2024, kurse Dudaev dhe Karepi janë eleminuar që në raundin e parë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahid Prizreni, nga Beogradi tregon për Radio Televizionin Shqiptar se çfarë do të thotë për kuqezinjtë medalja e bronztë e Abakarovit dhe norma e kualifikimit për në “Paris 2024”

“Është një arritje fantastike për Zelimin, për Federatën, por jam i bindur dhe për Shqipërinë. Mundja rikthehet në Olimpiadë pasi ka munguar në tre edicione të Lojërave Olimpike. Le të themi pas 12 vitesh dhe mendoj që realisht është rezultat fantastik”, thotë i pari i mundjes shqiptare

Por çfarë mund të bënin më tepër Abakarov dhe Dudaev në këtë Botëror, aq më tepër që njëri prej tyre ishte Kampion Bote në fuqi?

“Mund të ishin minimalisht finalist, ashtu sikurse mund të kishim fituar me serbin Miçiç meqë vitin e kaluar e kishim mundur. Por ky është sporti dhe duhet ta pranojmë që ndodhin në sport. Megjithatë ne jemi të kënaqur me arritjet e Zelimkanit”, shpjegon Prizreni.

A ka shanse mundja shqiptare që ta ketë me normë kualifikimi në “Paris 2024” edhe Islam Dudaevin

“Mundja nuk do të jetë vetëm me normën e kualifikimit të Zelimkanit, por kam bindjen e plotë se edhe Islam Dudaev do të jetë pjesë e delegacionit olimpik”, përfundon Sahid Prizreni.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›