Saimir Pirgu shkëlqen në Operan Zvicerane
Premiera e operas “Rigoletto” rikthen në skenat botërore tenorin shqiptar Saimir Pirgu. Mes brohoritjesh të shumta, Pirgu ka ngjallur interes te publiku zvicerian. Ai është vlerësuar edhe nga Televizioni Kombëtar Zvicerian SRF.
Kanali televiziv i ka kushtuar një reportazh yllit të shfaqjes. Saimir Pirgu interpreton në këtë opera rolin kryesor, atë të Dukës së Mantovës. Reportazhi kushtuar atij tregon për suksesin e jashtëzakonshëm të operas. Ylli i Rigoletës ka marrë vlerësime maksimale nga publiku, çka shkruhej edhe në titullin e reportazhit televiziv.
Suksesi i Saimir Pirgut duket qartë pasi pjesën më të madhe të kohës ka qenë i fokusuar nga kamerat.
Pirgu është një tenor i ri por ndër më të njohurit në arenën ndërkombëtare. Disa nga rolet e interpretuar prej tij në skenat më prestigjioze të botës janë “Rodolfo i La Boheme-s”, “Rinuçio i Gianni Schiçhi-t të Puçinit”, “Ferrando i Così fan tutte te Don Ottavio i Don Giovanni-t të Moxartit”, “Edgardo i Lucia di Lammermoor të Nemorino i Elisir d’Amore të Donizetti-t”.
Brenda pak viteve, Saimiri është ngjitur në skenat e teatrove të Operës më të mëdha në botë.
(v.gj/shqiptarja.com)