E Martë, 3 Nëntor 2026

Sainz shikon përpara: I motivuar, opsione të mira për të ardhmen

Pas njoftimit të bujshëm për kalimin e Leëis Hamilton te Ferrari nga viti 2025, numërimi mbrapsht ka nisur për Carlos Sainz në Maranello, por piloti spanjoll nuk është aspak i shqetësuar për atë që ka ndodhur dhe po shikon përpara. “Jam i qetë dhe i lumtur për fillimin e këtij sezoni. Jam i motivuar dhe dua të shoh se si do të shkojë – shpjegoi ai -. Shpresoj se kemi bërë një hap përpara në përgatitje për të parë nëse mund të luftojmë për objektiva më të mira se vitin e kaluar. Për të ardhmen nuk mund të flas, por do të kem opsione të mira para meje dhe gjithçka do të jetë mire”.

“I befasuar nga njoftimi i ardhjes së Hamilton? E dija para shtypit – vazhdoi Sainz -. Nuk u befasova nga lajmi. Fillova të mendoj për të ardhmen dhe të përgatitem për këtë sezon”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›