Sajmir Tahiri kreu i PS-se se Tiranes

Socialistët e Tiranës zgjodhën Sajmir Tahirin për t'i drejtuar ata në 4
vitet e ardhshme. në fund të numërimit të fletëve të votimit, rezultoi
se Tahiri mori 390 votave, ndërsa kandidati tjetër për këtë post Ilir
Zela mori 153 vota.
Përpara nisjes së votimit të dy kandidatët i janë drejtuar me nga një fjalin përmbyllës 620 anëtarëve të kryesisë së zgjeruar të kryeqytetit, të cilët do të zgjedhin drejtuesin e njërës prej degëve më të rëndësishme të PS.
I pari që votoi ishte ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe më pas kreu opozitës Edi Rama, i cili ka ndjekur nga afër procesin e votimit, duke shkëmbyer batuta me njërën prej anëtareve të Asamblesë së Përgjithshme.
Zoti Rama nuk ka preferuar të flasë për votimin e Tiranës, pavarësisht interesimit të medias, por e ka shfrytëzuar atë si një mundësi të mirë për t'u takuar dhe bashkëbiseduar me socialistët e kryeqytetit.