E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sako: Grupet e Emergjencave Civile në terren, problematika në disa zona

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi sot një takim me shtabin e emergjencave civile, për të diskutuar lidhur me problematikat e krijuara nga moti i keq.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako tha se diskutuan lidhur me organizimin e punës në vijim për orët e natës.

“Grupet e emergjencave janë në terren nëpër njësitë administrative. Problematikë të theksuar kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, zona e Shkozetit, tek Gjykata e Apelit dhe pjesërisht zona e Plazhit në rrugën dytësore”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “kemi angazhuar në terren zjarrfikëset e qytetit dhe ato të APD, stafin dhe mjetet e bordit të kullimit dhe ndërmarrjeve të bashkisë. Disa familje janë evakuar drejt Konvaleshencës”.

Sako në postimin e saj thekson se; “të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve tona janë në terren për të kryer pastrimin dhe mirëmbajtjet e duhura në të gjitha ato zona ku ka patur probleme që janë shkaktuar nga reshjet. Po kështu ekipet tona dhe grupet e emergjencave janë në ndihmë të qytetarëve për të gjitha problematikat e krijuara.”

Mbledhja e shtabit të emergjencave në Durrës dhe puna në terren 1 nga 21

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›