Sako: Ngritja e stacionit të transferimit të mbetjeve, zgjedhje optimale për Durrësin

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar sot një takim me rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Institutit të Kërkimeve Urbane (IKU), Edlir Vokopola, përfaqësues të SASPAC, aktorë të tjerë në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i projektit “Mbrojtja e Mjedisit nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në Bashkinë Durrës”, projekt i financuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA.
“Diskutova mbi rëndësinë e këtij projekti, i cili ka si objektiv kryesor hartimin e Planit Vendor për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për Bashkinë Durrës dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor. Gjithashtu, prezantova sfidat dhe punën e bërë nga ana e Bashkisë në lidhje me çështjet e menaxhimit të mbetjeve si edhe planet për të ardhmen për përfundimin sa më parë të Planit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve si edhe ngritjen e stacionit të transferimit, si një zgjedhje optimale për qytetin bregdetar të Durrësit”, thotë Sako në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë takimit, ekspertë të IKU-së prezantuan gjendjen aktuale bazuar në rezultatet e punës kërkimore në terren, përfshirë itinerarët e ofrimit të shërbimit, shpërndarjen e pikave të grumbullimit dhe situatën aktuale financiare si dhe të burimeve njerëzore në sektorin e menaxhimit të mbetjeve.
Nga takimi i kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako me Rektorin e Universitetit “Aleksandër ... 1 nga 16/r.e/a.f/