E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sako: Përfundon rikonstruksioni i shkollës “14 Nëntori”, ambiente të reja për 700 nxënës dhe 50 fëmijë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Në Durrës ka përfunduar puna për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori”. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila tha kjo shkollë u mundësua nga programi EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP. “Në shtator 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarte evropiane”, tha Sako. Shkolla “14 Nëntori” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. 1 nga 11

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›