E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sako: Shkolla dhe kopshti “Rexhep Mezini” në shtator hapin dyert me ambiente moderne

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Në shkollën e mesme të bashkuar dhe kopshtin me të njëjtin emër “Rexhep Mezini” në Ishëm punimet vijojnë me ritme të shpejta.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë shkollë, që po mundësohen nëpërmjet financimit të KFW-Banka Gjermane për Zhvillim dhe po zbatohet nga FSHZH.

“Kjo shkollë do t’i hapë dyert në shtator të këtij viti dhe do të ofrojë për nxënësit, fëmijët dhe stafin pedagogjik ambiente moderne me standarde bashkëkohore’, tha Sako në një postim në rrjetet sociale.

Kjo shkollë do të ketë 12 klasa dhe 3 ambiente për kopshtin, bibliotekë sallë aktivitetesh, 6 laboratorë palestër të mbyllur, fushë sporti të hapur dhe do të jetë një shkollë qendër komunitare.

1 nga 8

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›