Sako në zonën e Durrësit të Ri: Po punohet për largimin e ujit nga banesat

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Në rrugën “Bisht Kamza”, në zonën e Durrësit të Ri, situata paraqitet e vështirë dhe reshjet kanë përmbytur një numër të konsiderueshëm banesash.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nga afër situatën në këtë zonë, së bashku me ekipin e emergjencave civile.
“Në çdo rrugë e shtëpi për të parë nga afër situatën. Të gjitha ekipet së bashku AKMC po punojnë për largimin e ujit nga banesat. Që ditën e nesërme grupet e verifikimit të dëmeve do fillojnë punën në terren”, tha Sako, në një postim në rrjetet sociale.
Kryebashkiakja Sako u shpreh se “dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë”.
1 nga 6/k.s/a.f/r.e/