E Martë, 3 Nëntor 2026

Saktësimi i adresave në Kukës, më shumë problem në qytet krahasuar me zonat rurale

Proçesi i saktësimit të  adresave në bashkinë Kukës ende nuk ka përfunduar. Specialisti i gjendjes civile, Rezart Hoxha thotë se është arritur në masën 80 përqind.

“Deri në 80 % i kanë adresat të rregulluara, problem që hasen janë qytetarët e Kukësit me banim në Kukës, por jetojnë në emigrim”, shprehet ai.

Në qytet banorët që kërkojnë adresat përmes referencave janë të shumtë por gjithsesi saktësimin e adresës e cilësojnë të rëndësishme për marrjen e shërbimeve.

Në zona rurale është saktësuar 90% e adresave, ndërsa Pritet që brenda gjysmës së parë të këtij viti të mbyllet proçesi i saktësimit të adresave në të gjithë  bashkinë Kukës.

Gazetare: B. Gërmizi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›