E Martë, 3 Nëntor 2026

“Salah UK Commercial” është një minierë ari

Momo Salah është ktheyr në një minierë ari. Kompania e tij,e cila njihet si “Salah UK Commercial” vetëm në vitin e fundit ka fituar 5.4 milionë paund përveç taksave.

Vetëm nëpërmjet kontratave me sponsorët Salah ka arkëtuar në tri vitet e fundit rreth 27 milionë paund. Egjiptiani siç dihet është partner i markave të njohura si Adidas, Uber, Vodafone dhe Pepsi.

Shifrat e bëra publike nga mediat angleze janë të vogla përballë ofertës që mori lojtari nga klubet saudite. Këto të fundit i ofruan një vit më parë kontratë vjetore prej rreth 175 milionë paundësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›