E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sali Berisha të japë dorëheqjen njëherë e mirë”, Leka: Ja ku e ka origjinën kriza e PD-së

Analisti politik Martin Leka tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se kriza brenda Partisë Demokratike e ka zanafillën më 8 janar, ditën kur u zhvillua shfaqja skandaloze për marrjen e selisë, duke shqyen dyer e dritare.

Leka theksoi se brenda PD-së nuk ka hapësirë për zëra kundër, pasi sipas tij gjithçka kontrollohet nga Sali Berisha.

Ai shtoi se përgjegjësia për bashkimin e partisë i takon Berishës, por zgjidhja, sipas analistit, do të ishte dorëheqja e këtij të fundit nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Leka: Më 8 janar, 4 vite më parë u bë një shfaqje skandaloze për marrjen e selisë së Partisë Demokratike. Këtu e ka burimin gjithë kriza e PD-së. Sot kemi dy numra, njëri është Sali Berisha, që shkoi ta marrë me dhunë selinë, dhe tjetri është Gazmend Bardhi, që e mbronte po me dhunë.

Borakaj: Nuk e ka tejkaluar PD këtë ngjarje?

Leka: Jo, përderisa në Partia Demokratike është në këtë gjendje. Të gjitha zërat kundër i ka mbyllur një njeri që quhet Sali Berisha dhe ajo është partia e tij, duam s’duam ne. E ka ai për detyrë t’i bëjë të gjithë bashkë, por ajo që duhet të bëjë Berisha është të dorëhiqet njëherë e mirë nga ajo parti.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›