E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sali Berisha uron bektashinjtë për ditën e Sulltan Novruzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar bektashinjtë shqiptarë në një postim në rrjetet e tij sociale për Ditën e Sulltan Novruzit.

Berisha thekson rëndësinë e kësaj dite si një moment shprese, besimi dhe rinovimi për të gjithë besimtarët.

“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit!

Të dashur miq, bektashinjve shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar ditën e madhe dhe të bekuar të Sulltan Novruzit.  Për bektashinjtë dhe të gjithë besimtarët e Zotit kjo është ditë besimi, mbarësie, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar!

Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë! Gëzuar!”, shkruan Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›