E Hënë, 2 Nëntor 2026

Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve

Pas takimit në Elbasan, Ervin Salianji ka falënderuar demokratët që morën pjesë në takimin e Teatrit Skampa. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se takimi ishte mjaft frymëzues. 

Ai fton çdo demokrat dhe çdo opozitar që të bashkohet, në mënyrë që Partia Demokratike të bëhet sërish shtëpia e shumicës së shqiptarëve dhe të jetë fituese. 

Salianji takoi sot demokratët e Elbasanit, në takimin e tretë të tij, pas vizitave në Durrës dhe Gjirokastër. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›