E Diel, 1 Nëntor 2026

Salianji nuk mungon në protestën e Opozitës: Nuk më përjashton njeri nga partia, duhet përjashtuar Rama

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, i pranishëm është edhe ish-deputeti e anëtar i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji.

Kujtojmë se së fundmi, përplasjet në distancë, mes tij e kryedemokratit Berisha kanë qenë të shumta. Madje, kreu i Partisë Demokratike, ka lënë të kuptohet se Salianji është vetëpërjashtuar nga kjo forcë politike.

Megjithatë, me pjesëmarrjen në tubim, duket se ish-deputeti nuk e sheh veten jashtë bindjeve të djathta.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht, Mua nuk më përjashton dot asnjë njeri sot nga partia, është për të përjashtuar Ramën. Kam ardhur me mbështet të PD, unë jam në PD dhe do të jem në PD”, tha ai në një prononcim për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›